Surprise Me!

Ora News - Makina e atentatit në Vlorë gjendet e djegur në Fier

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një makinë e djegur, e cila dyshohet se është e autorëve të atentatit në Vlorë është gjetur e djegur në rrugën e fshatit Kafaraj në Fier.
Policia thotë se ?rreth orës 10:00, në rrugën e fshatit Kafaraj që lidhet me autostradën Levan- Tepelenë, poshtë një nënkalimi është gjetur i djegur një mjet tip ?BMW??.
Atentati në rrugën Transballkanike ndodhi pak para orës 10:00, ku tre persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 8 vjeç.
Të plagosur mbetën Dritan Bega 52 vjeç, Ferdinant Llanaj 39 vjeç dhe djali i tij B.Ll 8 vjeç. Të tre janë dërguar në spital, por Bega dhe Llanaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bega dhe Llanaj ndodheshin në një makinë Benz, kur janë qëlluar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ata i janë kundërpërgjigjur po me armë zjarri autorëve, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, qe dyshohet se është e një prej të plagosurve.
39-vjeçari Llanaj është vëllai i Alëksandër Llanajt. njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg.
Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/makina-e-atentatit-ne-vlore-gjendet-e-djegur-ne-fier/

Buy Now on CodeCanyon