Disa lagje të Elbasanit por rindërtohen përmes 5 kantierëve të hapur ky po synohet rilindja urbane.

Deputetët socialistë të këtij qarku, Taulant Balla dhe Evis Kushi inspektuan punimet në lagjen "Partizani", ku u takuan edhe me banorët e zonës.

?Arsyeja pse po bëjmë takime me banorët është pikërisht se nisur nga një bindja jonë se edhe me ndjekn e investimeve duhet të jemi në kontakt me banorët sepse bashkëqeverisja me qytetarët është me vepra? u shpreh Balla.

Deputetja Evis Kushi tha se jo vetëm po punohet në disa fronte, por edhe me cilësi.

?Rilindja urbane do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe zonat periferike dhe ato rurale. Më vjen mirë sepse po punohet me cilësi.Projekti këtu përfshin edhe kanalizimet? tha deputetja Kushi.