http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga rrugët pranë Shkollës e Bashkuar, e cila çdo dite është e zënë nga shitës ambulantë. Bllokimi i trotuareve e bën te vështirë lëvizjen e qytetareve.

Ndër sfidat kryesore për Bashkinë e Tiranës, është kontrolli i territorit dhe lirimi i hapësirave publike. Më problem janë zonat rreth unazës e jashtë saj, ku shumica e rrugëve dhe trotuareve janë te zëna çdo dite.

Shitësit ambulantë e pranojnë se po shkelin ligjin, por justifikohen se kane te drejtën per t?u vetëpunësuar ne nje kohe kur shteti nuk ia siguron një te tille.

Shefi sektorit te kontrollit te territorit, ne Bashkinë e Tiranës, Toni Beni, thotë se vetëm muajin e fundit jane vendosur per shitësit ambulantë 2000 gjoba. Gjobat qe policet bashkiake vendosin per ambulantet qe zënë hapësirat publike variojne nga 500 deri ne 5 mije leke.