http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shfaqje që nis me fëmijë, një paradë ku nuk mungojnë as fustanet e nusërisë. Kjo ishte festa që jehoi në ambientet e galerisë ETC, mbrëmjen e së shtunës.

Kryefjala nuk ishte vetëm te prezantimi i koleksioneve më të reja, por edhe një mision i përbashkët i gjithë dyqaneve të kësaj galerie në emër të fëmijëve në nevojë. Nuk munguan në këtë event edhe prezantimi i produkteve natyrale të kozmetikës apo tendencat e fundit të make up-it.

Organizatorët premtojnë se të tilla sfilata mode do të kthehen në traditë, tanimë që Europian Trade Center hapi siparin për të tilla evente, ku koleksionet e reja prezantohen për publikun me etiketën që mbart mesazhe bamirësie.