Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të shkolles se Magjistraturës, Ambasadori amerikan Donald Lu ka kujtuar gjyqtaren Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Lu, sistemi gjyqësor e la në baltë Hafizin, duke dështuar të linte të shoqin në burg.
Ai shtoi se vdekja e Fildesit nuk duhet të shkojë dëm, por duhet të jetë frymëzim për studentët e magjistraturës për të vazhduar punën e saj.
Lu: Pata mundësinë të merrja pjesë në ceremoninë e magjistraturës dhe pata mundësinë të flisja me Fildes Hafizin. Si të gjithë të diplomuarit ishte një e re e shkëlqyer dhe e talentuar që sistemi gjyqësor e la në baltë Fildesin. Sistemi dështoi të linte në burg të shoqin. Fildesi si të gjithë gratë meritojnë diçka më të mirë nga sistemi i drejtësisë.
Vdekja e Fildesit nuk duhet të shkojë dëm, duhet të jetë frymëzim për studentët e magjistraturës për të vazhduar punën e saj. Ajo e la përgjegjësinë për të gjithë ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-kujton-fildes-hafizin-sistemi-gjyqesor-e-la-ne-balte/