Surprise Me!

Ora News - Deklarata - Lu: “Magjistari” Klement Balili dhe “i mistershmi” Lul Berisha

2018-05-03 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy peshq të mëdhenj vazhdojnë të jenë të lirë në mënyrë të mistershme.
I pari ?Magjistari? Klement Balili i cili ia ka dalë ende të jetë i lirë, dhe Lul Berisha i cili në mënyrë të mistershme vazhdon të qëndrojë në liri, ndërkohë që janë në qeli drejtori i burgut dhe avokati.
Vetë ambasadori Lu i identifikoi në fjalimin që mbajti në ceremoninë e 20 vjetorit të shkollës së Magjistraturës.
Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës, Emiljano Shullazi për të cilin media pretendon se vazhdon të bëjë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit.
Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit, që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut por në mënyrë të mistershme Lul Berisha mbetet i lirë.
Dhe së fundi magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Antidrogë Dea e SHBA-së por që ia ka dalë t?i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve policisë dhe ministrisë së drejtësisë.
Ka ende shumë Shullazë, Lul Berisha e Balil të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie, ai apo ajo do ju tregojë edhe një dyzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lu-magjistari-klement-balili-dhe-i-mistershmi-lul-berisha/

Buy Now on CodeCanyon