Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana u vlerësua sot si një nga bashkitë më transparente me qytetarët, duke shënuar treguesit më të lartë në respektimin e së drejtës për informim.
Në ceremoninë e prezantimit të gjetjeve të Monitorimit 2017, organizuar nga INFOCIP dhe mbështetur nga ?Olof Palme Center? dhe Qeveria Suedeze, kryebashkiaku Erion Veliaj mori çmimin si institucioni më transparent ndaj qytetarëve.
Ai deklaroi se krahasuar me dy vite më parë, situata në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar pozitivisht, duke siguruar transparencë dhe zgjidhje për qytetarët.
?Kur sapo kisha ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës morëm notën 4 për vlerësimin sepse sigurisht, ishte viti ynë i parë, faqja e internetit s?punonte, e jo më të kthehej përgjigje apo të mbarohej ndonjë punë. Asokohe nuk e kishim hapur ende një portal Open Data, që është përtej këtyre 5 karakteristikave që janë vlerësuar, apo një aplikacion si ?Tirana Ime?, i cili e ka çuar në një nivel krejt tjetër mënyrën e komunikimit dhe zgjidhjes së problemit. Mund ta kishim harxhuar gjithë këtë energji duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit, ose siç bëmë, që e shpenzuam këtë energji ku bashkia më skandaloze nga nota 4, mori notën 9.9?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-merr-cmim-per-transparencen-me-qytetaret/