Surprise Me!

Report TV - Deklarata e Lu, Vasili:Pa Vetting, vendi në dorën e bandave

2018-05-03 0 Dailymotion

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI, kreu i këtij grupi Petrit Vasili u shpreh se procesi i vetingut i është kapur nga mazhoranca.

Duke u ndalur tek deklarata e ambasadorit Lu, Vasili shtoi se nuk është koha për të heshtur dhe nëse vetingu nuk ndodh atëherë Shqipëria do të jetë në dorën e bandave.

Deklarata e Vasilit

?Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Dhe ndamë të njëjtin shqetësim me atë të Ambasadorit Amerikan lidhur me këtë çështje e cila po kompromenton jo vetëm imazhin, jo vetëm sigurinë dhe stabilitetin e vendit, dhe të rendit publik por njëherazi dhe sigurinë e jetës së çdo qytetari.

Buy Now on CodeCanyon