Aktori Gentian Hazizi ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan nga ku përveç gatimit rrëfeu edhe se si ishte njohur me bashkëshorten e tij Eltonën.<br />Hazizi tha se kunata e tij Ambeta Toromani i kishte dhënë numrin e së motrës për të marrë një valixhe dhe pas takimit me të kishte shtyrë nisjen në Itali dhe kishte vijuar takimet me Eltonën dhe sot janë prindër të tre fëmijëv.<br /> ?Kunata ime Ambeta Toromani më thotë që kam harruar një valixhe që t?ia merrja dhe më jep numrin e motrës. Folëm në telefon dhe u takuam. Unë shtyva nisjen time në Itali dhe e takova disa herë dhe folëm gjatë.<br />Eltona është shumë e kënaqur për këtë historinë tonë sa më ka dhënë 3 fëmijë. Më 14 shkurt nuk i çova lule, por i mbolla një pemë tek lulishtja lagjes, një bli dhe i thash nuk të sjell më lule se vyshken?, tha Hazizi.