http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha nuk iu referua drejtpërdrejte deklaratave te ambasadorit amerikan per kokat e krimit, por beri te qarte se Partia Demokratike ka nje plan kundër atij qe e quajti karteli politiko kriminal. Madje kryedemokrati foli per nevojen e nje fronti te përbashkët opozitar qe duket se nënkupton bashkëpunimin me LSI-ne.

?Ndaj PD po përgatit një plan politik dhe ligjor, për të nisur bashkë me qytetarët e ndershëm pa dallime politike, një luftë e cila mund dhe duhet të ketë veç një përfundim: mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për këtë duhet të mposhten ?mjeshtrit? dhe ustallarët e tyre politikë. T?i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar është njësoj si t?i kërkosh të luftojë vetveten.?

Ndërsa u ndal tek raporti i ODIHR per zgjedhjet, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se ai tregoi qarte qe votat u blenë nga droga dhe grupet e krimit.

?Raporti i OSBE-ODHIR e thotë qartë: Fakti i parë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe Partia Socialiste u bë përmes parave të pistave të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave kriminale dhe krimit anembanë Shqipërisë. Qytetarët e kanë të qartë se kur një qeveri del nga shitblerja e votës, edhe qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur vota qeveria do t?u përkasë kriminelëve, jo qytetarëve.?

Lëvizja Socialiste per Integrim ishte me e qarte lidhur me qëndrimin e ambasadorit te Shteteve te Bashkuara. Kreu i grupit parlamentar te kësaj force politike, Petrit Vasili tha se diplomati kishte te drejte, por se ai nuk përmendi kryebanditin.

?Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim shqyrtoi me shumë vëmendje në mënyrë të veçantë qëndrimet e sotme të Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, lidhur me adresimin nga ana e tij të problematikës tepër të rëndë që po përjeton vendi lidhur me krimin e organizuar dhe me efikasitetin tepër të ulët ose inekzistent të luftës ndaj këtij krimi dhe bandave që e përfaqësojnë atë. Ai tregoi të gjithë banditët me radhë, u kujdes të mos nominonte vetëm Kryebanditin, I cili dihet se cili është. Pasi kryebanditi ka emër dhe është pikërisht ai që nuk I lufton bandat, I cili e inkurajon policinë që të mos merret me punën e saj, por të mbledhë vota, që të mos luftojë trafikun e drogës, por ta inkurajojë dhe ta drejtojë atë.?

Sipas Lëvizjes Socialiste per Integrim per nje veting te pavarur dhe me integritet, nuk mund te ketë kurrë lufte efikase ndaj krimit te organizuar.