Shkurtimi i numrit të punonjësve të stafit të vetingut, ku në seancën parlamentare të së enjtes u miratuan 110 punonjës në staf, nga 185 që ishin kërkuar, shkaktoi reagime të shumta.Ky shkurtim u kundërshtua nga opozita me pretendim se do të cenohet puna e organeve të vetingut.<br />Në lidhje me këtë çështje zëvendëskryeminstrja, Senida Mesi e ftuar në ?5 pyetje nga Babaramo?, ka sqaruar se nuk janë prekur strukturat bazë që do të cënonin procesin, por shkurtimet janë bërë në strukturat mbështetëse.<br /><br />? Janë kaluar tre struktura të cilat kaluan me propozimin e PS, struktura të konsoliduara dhe me opinionin ndërkombëtarë të cilët vlerësuan efiçensën e këtyre strukturave. Nuk janë prekur strukturat kryesore por ato mbështetëse. Në seancën plenare doli e qartë se ku janë strukturat e rishikuara. Strukturat ndihmëse kanë qenë të diskutuara.. Në rishikimin në parlament ishte rishikimi i strukturave, nuk ka prekur elementë financiarë?, shprehet zv/kryeminstrja.
