Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, priti sot në një takim homologun e saj polak, Antonio Macierewic. Pas takimit, dy zyrtarët kanë dalë në një konferencë, ku ministrja Xhaçka shprehu vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Ajo tha se në takim është diskutuar për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. <br /><br />?Vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Biseduam për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Me aktin normative të miratuar në Kuvend rritëm buxhetin për mbrojtjen. 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. Shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë?, tha Xhaçka.<br /><br />Ndërkohë, ministri polak, Macierewic nderoi me medaljen ?Polish Campaign Stars? dy nënkolonelë shqiptarë, Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.
