Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se edhe për këtë vit do të mund të aplikohet për lotarinë amerikane.
Janë 50 mijë viza do të shpërndahen mes gjashtë rajoneve gjeografikë dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave.
Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur se procesi i aplikimit do të nisë këtë të mërkurë, datë 3 tetor 2017, dhe do të përfundojë në datën 7 të muajin nëntor.
Ashtu si edhe vitet e kaluara, pritet që fituesit të shpallen në muajin maj të vitit 2018.
Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu regjistruar.
Para aplikimit këshillohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo Ambasadës së SHBA-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-nisin-aplikimet-per-lotarine-amerikane/