Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksportet e naftës bruto dhe të kromit kanë dhënë kontributin kryesor në rimëkëmbjen e sektorit të industrisë gjatë tre-muajve të fundit.
Delina Ibrahimaj drejtore e Përgjithshme e INSTAT, argumentoi se ky sektor ka pasur një rimëkëmbje pas shumë kohëve në rënie Ndërkohë kontributi i sektorit të ndërtimit lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e projekteve gjatë kësaj periudhe.
Ibrahimaj: Vetëm industria nxjerrëse ka pasur një periudhë të vështirë dhe ky është tremujori i parë pas 8 tremujorësh rresht që është me rritje. Në rritjen e industrisë nxjerrëse kanë ndikuar aktivitetet e nxjerrjes minerale si kromi si dhe nxjerra e naftës bruto.
Ndërkohë rritja modeste e sektorit të bujqësisë sipas Ibrahimaj lidhet me ndryshimet klimatike dhe sidomos përmbytjet.
Ibrahimaj: Ka qenë një tremujor jo shumë i mirë për bujqësinë pasi ka pasur përmbytje. Sektori i bujqësisë pati një ngadalësim të punësimit për tremujorin e dytë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kromi-dhe-nafta-kontribut-kryesor-ne-sektorin-e-industrise/