Surprise Me!

Ora News – Shpallet platforma për ringritjen e PD-së, lista me nënshkruesit

2018-05-03 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kritikët anti-Basha në Partinë Demokratike kanë bërë publike platformën e tyre në PD ku nënvizohet se qëllimi është ringritjen e kësaj force politike si dhe t?i japë zgjidhje krizës.
Duke e cilësuar se PD është në situatë kritike, firmëtarët nënvizojnë se shkak është drejtimi i gabuar, i cili ka sjellë si pasojë deformimin e madh të programit e përfaqësimit politik por dhe përjashtimin e forumeve dhe anëtarësisë nga vendimmarrja duke dëmtuar në mënyrë progresive fuqinë elektorale të saj.
Për këtë përgjegjës kryesor bëhet Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e mbështetur argumentin në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit ku selia blu mori vetëm 43 deputetë dhe që sipas kritikëve të Bashës u humbën 230 mijë zgjedhës që refuzuan të votonin siglën e PD.
Po ashtu Basha konsiderohet autori kryesor i farsës së zgjedhjeve të 22 korrikut, të cilat e rënduan edhe më shumë krizën e besimit tek anëtarësia e Partisë Demokratike. madje për kritikët shkeljen e plotë të statutit e ka pranuar dhe Basha kur nënshkroi dhe fshehu marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Edi Rama dhe me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë e pasuar me vendimin të konsideruar të paprecedent për votimin e kryetarit të Pd pa bërë më parë analizën e humbjes së votimeve
Nga këto rrethana, firmëtarët e platformës kërkohet caktimi i zgjedhjeve të reja në PD, dhe kjo në një afat jo më shumë se nëntë muaj. Gjatë kësaj periudhe ne degët e selisë blu kërkohet zhvillimi i një analize duke nisur nga transparenca e marrëveshjes Rama-Basha, heqjen e simboleve të PD në fushatë, strategjinë e fushatës dhe listën e kandidatëve.
Një tjetër komision kërkohet të ngrihet për ndryshimet në statusin e PD
Janë rreth 65 drejtues të lartë të PD dhe ish-funksionarë të cilët kanë firmosur platformën në të cilën nënvizohet se Partia Demokratike është forcë politike e qendrës së djathtë, e cila i qëndron principeve bazë të familjes evropiane teksa kërkohet angazhimi për një vëmendje më të madhe ndaj ish-të përndjekurve politikë, pronarëve legjitimë dhe shtresave të tjera mbështetëse tradicionale të saj në këto 27 vite. ndër firmëtarët janë dhe Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shpallet-platforma-per-ringritjen-e-pd-se-lista-me-nenshkruesit/

Buy Now on CodeCanyon