TIRANE - Një dyqani rrobash në rrugën "Petro Nini" në kryeqytet i është vendosur një lëndë shpërthyese e cila nuk ka shpërthyer. Alarmi u dha fillimisht nga pronarja e dyqanit Bruneta Aliaj e cila rreth orës 10:37 telefonoi në policinë e Tiranës se pranë dyqanit ka konstatuar një pako e dyshimtë.

Policia rrethoi zonën dhe çaktivizoi lëndën shpërthyese e cila, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, ka rezultuar rreth 25 gr tritol artizanal, ndërsa nuk kishte mekanizëm ndezës, duke shmangur kështu rrezikun për qytetarët.

Ndërkohë Shqiptarja.com ka mësuar se pronares së dyqanit, Bruneta Aliaj i është vendosur eksploziv në automjet në muajin maj të këtij viti, më konkretisht në 2 maj 2017. Lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e parakolpit të automjetit tip "Smart". Nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia nuk identifikoi asnjë të dyshuar për këtë ngjarje.

Rastet e vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në banesa, automjete dhe biznese kanë shkallën më të ulët të zbulueshmërisë nga policia për shkak se autorët e këtyre krimeve nuk lënë gjurmë.