Surprise Me!

Report TV - Angjelin Preljocaj në Tiranë, flet për shfaqjen e 4 tetorit

2018-05-03 4 Dailymotion

Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka mbërritur nga Franca në Tiranë për spektaklin madhor të një baleti modern që do të shfaqet më katër tetor në Pallatin e Kongreseve.

I cilësuar si premiera e krijimit, baleti i Preljocaj do të vijë i mbështetur ne lirinë e interpretimit.

?Pjesa e parë është me dy kërcimtarë. është një balet i vjetër i 89-ës, por tani po provojmë një krijim të ri. Dhe, hera e parë e shfaqjes së kësaj krijimtarie është në Shqipëri. Baleti quhet stil life dhe vijon 50 minuta" shprehet Preljocaj

Preljocaj rrëfen emocionet e rikthimit në vendin e origjinës.

?Është sikur të kthehesh gjithnjë në shtëpi dhe kur vij këtu jam gjithnjë i gëzuar. Në fakt edhe kur ktheme në Francë më duket sikur kthehem në shtëpi, sepse Franca më rriti dhë më dha një emër.Po në të vërtetë është diccka e tillë brenda meje, që më duket sikur kam dy burime. Një burim të mendjes që e gjej atje në Francë dhe një burim të shpirtit tim që e gjej këtu. " rrwfen Preljocaj.

Pjesë e trupës së Preljocajt është edhe balerini i ri shqiptar Redi Shtylla.

?Është kompania e parë që punoi si balerin profesionist, është dicka e re për mua sepse punon më shumë me Angjelinin si koreograf dhe e njehu më shumë jo vetëm si koreagoraf por edhe si njeri? shprehet Shtylla.

Premiera e Preljocaj do të bazohet tek një duo mashkullore të 89-ës "Trait d'union", e shkruar mbi muzikën koncertore të Bachut dhe e interpretuar nga Glenn Gloud.

Baleti i Preljocaj do të çel edhe edicionin e 12-të te Festivalit te Dancit Kontemporan të organizuar nga Gjergj Prevazi.

Buy Now on CodeCanyon