Pas publikimit të platformës për ringritjen e Partisë Demokratike, përfaqësues të kësaj lëvizje, mes të cilëve ish-deputetë, ish-ministra, anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar thonë se dokumenti i firmosur prej tyre do t?i dërgohet zyrtarisht edhe kryetarit Lulzim Basha. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode thotë se platforma në thelb synon të nxjerrë këtë forcë politike nga kriza e thellë ku e çoi drejtimi i gabuar i Lulzim Bashës, përmes një procesi zgjedhor.

?Bashkimi i Partisë Demokratike përmes një procesi zgjedhor është qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Do t?i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë, por tashmë kërkesa është publike?.

Bode thote se qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus brenda radhëve të demokratëve, por bashkimin e tyre përmes një analize të thellë, ku një ndër pikat e panegociueshme është hapja e një gare edhe për kryetarin e partisë.

?Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes nje debati të përgjithshëm analizues dhe zgjedhjeve. Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur".

E në rast të mos marrjes në konsideratë të kësaj platforme nga Lulzim Basha, Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike thotë se do t?i drejtohet anëtarësisë.

?Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë?.

Ish-ministri i Financave sqaron se platforma nuk synon aspak krijimin e fraksioneve në Partinë Demokratike, një kërkesë kjo e bërë më herët nga ish-nënkryetari Astrit Patozi e që u refuzua prerazi nga Lulzim Basha.

?Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë?.

Firmëtarët e platformës për ringritjen e Partisë Demokratike propozojnë caktimin e një afati jo më vonë se 9 muaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në parti, ku përfshihen të gjitha institucionet e saj. Gjithashtu ata kërkojnë ngritjen e një komisioni zgjedhor me përfaqësim të barabartë për të pasur një proces të drejtë, të lirë e të pandikuar zgjedhor.

Zhvillimi i një analize që të drejtohet nga nje grup pune me përfaqësim të balancuar ku në qendër të tij të ketë sqarimin dhe trasparencën për çështjet e mëdha të Partisë Demokratike, që nisin me marrëveshjen e 18 Majit, heqjen nga fushata të simboleve të partisë, hartimin e listave për deputetë, strategjinë e fushatës, shkeljet flagrante të statutit si dhe vendimet personale te kryetarit apo të të tjerëve, që ndikuan në humbjen e rëndë të 25 Qershorit, është një ndër çështjet e panegociueshme. Gjithashtu në dokument kërkohet si garanci për një bashkëjetesë demokratike edhe krijimi i një komisioni të balancuar që do të përpilojë dhe hartojë ndryshimet e nevojshme statutore, të cilat do të respektohen nga anëtari më i thjeshtë e deri tek kryetari i saj.

Tv Klan