Taulant Balla është i pari anëtar i mazhorancës që reagon lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, i cili bëri deklarata të forta lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri.

Kreu i grupit kuvendor socialist zgjodhi të mos ndalet në komente, por foli për një plan të qartë që qeveria pritet të zbatojë në javët e ardhshme për të goditur grupet kriminale.

?Do jeni dëshmitar sesi në javët e ardhshme qeveria do të godasë krimin..."

Balla nuk komentoi po ashtu as kërkesën e demokratëve drejtuar Prokurorisë për të verifikuar formularin e dekriminalizimit për deputetin socialist Gjetan Gjetani dhe atë të PDIU Aqif Rakipi, pasi sipas tij ligji do të zbatohet për cilindo nga të zgjedhurit.

?S'ka vend nëse do ta mbështësim apo jo ligji është njësoj për të gjithë. Ne e kemi bërë hetimet tona por ka dhe një fazë të dytë hetimi që është pas zgjedhjes së deputetëve".

Në seancën e të enjtes do të miratohet ngritja e komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore. Balla thotë se maxhoraca dhe opozita do të kenë numër të barabartë anëtarësh duke lënë të kuptohet se të dy partitë e opozitës do të përfaqësohen brenda numrit të dakortësuar që do ti lihet pakicës në komision.

Në konferencën e kryetarëve të zhvilluar gjatë paradites së mërkurës socialistët kanë propozuar dhe nismën për miratimin nga të gjithë deputetet të Kodit të Etikes, edhe pse të drejtat dhe detyrimet e të zgjedhurve përcaktohen në Kushtetute dhe në rregulloren e Kuvendit.

Por Balla thotë se kjo nisme do t'i shërbejë luftës kundër korrupsionit.

Tv Klan