Surprise Me!

“Shqiperia, vend i bukur”/Piktori Përvathi: Mos e braktisni vendin tuaj

2018-05-03 0 Dailymotion

?Unë kam gjithnjë dëshirë që veprën time t?ia jap publikut. Është një lloj shkarkese emocionale kur unë e prezantoj veprën sepse më bën të punoj përsëri për vepra të reja?

E reja nuk është gjinia, por hijeshia që piktori i vesh Shqipërisë, dhe siç thotë kritiku Oltsen Gripshi, natyra, përmes penelit të Pashk Përvathit është ndërgjegjësuar për bukurinë e saj. E ndoshta për këtë arsye, ai nuk rresht së kërkuari peizazhin.

?Zbulimi më i fundit ka qenë Belshi, Shqipëria prandaj është e bukur, dhe unë prandaj e shëtis, e kërkoj për të gjetur motive për të kënaqur veten time dhe publikun?

Dhe publiku në ekspozitën e hapur rishtas mund të bëjë një udhëtim imagjinar, në gjithë Shqipërinë, edhe në ato vende, të cilat nuk i ka shkelur.

?Kam pasur një bindje, e kisha dhe e kam përsëri, Shqipëria është një vend i bukur,e kam titulluar edhe ekspozitën të tillë, për të dhënë një mesazh,ta duam, ta mbrojmë dhe të mos e braktisim, kjo është pjesa e kontributit tim?

?Shqipëria, vend i bukur? është e vizitueshme në Muzeun Historik Kombëtar.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon