Surprise Me!

Ora News - Komisioni i Veprimtarisë - Ligj të ri për Dhomat e Tregtisë

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka thirrur në një seancë dëgjimore grupet e interesit për Ligjin e Dhomave të Tregtisë. Kreu i këtij komisioni Eduart Shalsi u shpreh se është i nevojshëm një ligj i ri. Ndërkohë që opozita e kundërshtoi projektligjin. Grupët e interesit e kundërshtuan projektligjin në aspektin e anëtarësimit të detyrueshëm duke e cilësuar një taksë .
Shoqatat e bizneseve janë dëgjuar në komisionin e Veprimtarive Prodhuese në lidhje me ligjin e Dhomave të Tregtisë pas miratimit të dekretit të presidentit.
Kreu i Komisionit të Veprimtarive u shpreh se është e domosdoshme që të hartohet një ligj i ri ndërsa opozita e kundërshtoi një gjë të tillë.
Shalsi: Ka pasur të bëjë me faktin e domosdoshmërisë për të pasur një ligj të ri për Dhomat e Tregtisë dhe në fakt sot nuk bëjmë gjë tjetër vetëm çelim siparin e një debati me biznesin për biznesin për një raport të ri me biznesin.
Mima: Ai ligj tashmë ka përfunduar në ?Recycle bin?, në koshin e plehrave. Dikush po tenton ta nxjerri që aty ta shkundi nga pluhur dhe ta riaktivizojë. Unë kam vetëm një këshillë për ju: Mos prisni ta bëjë qeveria, bëjeni vetë, më mirë se ju nuk e bën dot askush.
Grupet e interesit ndërkohë e cilësuan anëtarësimin e detyrueshëm një taksë shtesë për biznesin ndërsa këkruan të mos ketë mbivendosje me shoqatat e tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/dhomat-e-tregtise-do-hartohet-ligj-i-ri-ku-te-percaktohen-detyrimet-e-sherbimet/

Buy Now on CodeCanyon