http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka lehtësuar më tej qytetarët nga barra e dokumenteve që duhet të paraqesin në zyra e shtetit. Në mbledhjen e radhës Këshilli i Ministrave ka reduktuar edhe 3 vërtetime te tjera, duke ja lënë barrën e provës punonjësve të administratës. Bëhet fjalë për disa dokumenta pronash.

Në mbledhjen e mëparshme qeveria reduktoi disa dokumenta të tjera për qytetarët që lidheshin me gjendjen e automjetit, kartës së shëndetit etj. Lehtësimi i marrëdhënieve mes qytetarit dhe administratës publike është një premtim i qeverisë Rama, i cili ka premtuar se do të reduktojë ndjeshëm burokracitë.