Surprise Me!

Report TV - Rekorde kriminale?Ja formularët e dekriminalizimit të 2 deputetëve

2018-05-03 0 Dailymotion

Partia Demokratike akuzoi ditën e sotme dy deputetët, Aqif Rakipin e PDIU, dhe Gjetan Gjetanin e PS, se janë me të shkuar kriminale në Itali. PD i bëri thirrje Prokurorisë të verifikonte të dhënat e plota të formularëve të vetëdeklarimit të dy deputetëve.<br /><br />Por, në formularët e dekriminalizimit, të dorëzuar nga vetë deputetët Rakipi e Gjetani, rezulton se dy deputetët nuk janë të dënuar dhe as në kërkim nga autoritetet e huaja apo ato shqiptare.<br /><br />Në pyetjen nëse ka jetuar jashtë shtetit për më shumë se një muaj, deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, i është përgjigjur pozitivisht, por nuk ka asnjë të dhënë tjetër që ai të jetë person me precedent penal, siç pretendon PD. Që të dy deputetët i janë përgjigjur me ?jo? pyetjes nëse janë dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Buy Now on CodeCanyon