Surprise Me!

Ndalohet një nga të dyshuarit për përplasjen me policinë në qytetin e Elbasanit

2018-05-03 3 Dailymotion

Policia e Elbasanit shoqëroi Enea Bekteshin, një nga personat që dyshohet se ndodhej në Audin e blinduar që goditi makinën e Nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi, mbrëmjen e 18 Shtatorit.

Bekteshi u ndalua nga efektivët e Policisë së Elbasanit dhe Njësia Operacionale në banesën e tij me Cërrik. Mësohet se i ndaluar është edhe kunati i Bekteshit.

Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe një sasi marijuane.

Policia dyshon se në këtë qytet mund të jenë fshehur dhe Suel e Petrit Çela, të shpallur në kërkim po për këtë ngjarje. Për këtë arsye në Cërrik kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Mbrëmjen e 18 Shtatorit, policia arrestoi Ledio Zabelin dhe Kelmend Xhaferrin, të cilët u ndaluan në një fuoristradë Range Rover ku u gjet një sasi marijuane.

Në momentin e ndalimit të tyre makina tip Audi e blinduar goditi makinën e policisë, për t?u futur në tregun ushqimor. Në drejtimin e Audit të blinuar dyshohet se ishte pikërisht Enea Bekteshi, i skeduar për disa vepra kriminale.

Asnjë nga 12 policët prezentë në vendin e ngjarjes nuk reagoi, ndonëse ishin të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që veprime po kryhen edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për sjelljen e policëve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon