Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia jep detaje mbi operacionin e arrestimit te Enea Bekteshit, i cili dyshohet se eshte drejtuesi i audit qe perplasi makinen e policise, ku ndodhej dhe nendrejtori te policise,Gjergj Oshafi.
Ngjarja ndodhi me 29 shtator 2017 ne lagjen ?Dyli Haxhire? prane tregut Agro-ushqimor.
FNSH nga Tirana drejt Elbasanit
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë, me Forcat e Posaçme Operacionale dhe me efektivat e Komisariatit të Policisë Cërrik, pas një një pune intensive dhe të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e 31 vjeçarit banues në Elbasan.
Akuza
?Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 29.09.2017, ka lëshuar urdhër ndalimi pasi dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit tip ?Audi? me targa AA 795 EP i dyshuar i blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA më datë 18.09.2017 në Lagjen ?Dyli Haxhire? pranë tregut Agro ? Ushqimor.
Pasi ka goditur mjetin e policisë mjeti tip ?Audi? i dyshuar i blinduar është futur në ambientet e brëndshme të tregut Agro ? Ushqimor.?
Arrestohet kunati
?Ndalimi i tij, u bë në Cërrik në banesën e shtetasit Aleks Pupuleku,(kunati i tij) dhe gjatë kontrollit të banesës të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar ?Cannabis Sativa? dhe një mjet të mprehtë (bajonetë)? informon policia.
Nga efektivat e policisë, u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.
Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ndaj shtetasit Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejsme për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta? parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë?, ?Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera? dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? parashikuar nga nenet 79/b, 22 , 154 dhe 283/2 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-anetari-i-nje-bande-ne-cerrik/