Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kërkojnë debat për objektin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ata kërkuan mbledhjen e konferencës së kryetarëve për të caktuar orën se kur do të mbahet ky debat sot. Ndërkohë maxhoranca kërkon që të kalohet pa debat.
Në këto kushte Basha dhe deputetët bllokuan foltoren e Kuvendit. Kryetari i Parlamentit fillimisht i tërhoqi vërejtje kryetarit të PD-së Basha dhe ndërpreu seancën parlamentare për 5 minuta. Por edhe pas pushimit 5 minutësh deputetët demokratë bashkë me kryetarin e tyre nuk u larguan nga foltorja.
Në këto kushte Ruçi mori vendim për përjashtimin e Bashës nga seanca parlamentare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-debat-per-objektin-e-komisionit-te-reformes-ps-kunder/