Surprise Me!

Report TV - Koreografi Preljocaj pritet me entuziazëm në Tiranë

2018-05-03 0 Dailymotion

Spektakli koreografik ?Trade de Union@creation 2007? me dy pjesë baleti premierë i Angjelin Preljocaj në Tiranë është pritur me entuziazëm nga publiku.

Dy balerinët e trupës së tij Glenn Gloud dhe Redi Shtylla kanë interpretuar një pjesë poetike dhe pasionante, një duo mashkullore rreth një kolltuku, që flet me gjuhën e trupit dhe krijon një tension të lartë fiziko-emocional, duke kaluar nga joshja tek çmenduria e dëshpëruar.

Me këtë pjesë atletike balerinët kanë surprizuar duke përcjelle gjuhën e korografit Preljocaj me një dramaturgji të lartë, me levizjet kompakte në skenë dhe drithëruese.

Më pas u shfaq pjesa për 6 kërcimtarë, që sipas Preljocaj mund të kuptohet si një stil jete.

Ky balet kurorëzoi në Tiranë shfaqjen e parë botërore në kuadër të një turneu që Angjelin Preljocaj do të vijojë të shfaq në turneun në vendet e Ballkanit.

Balerinët e trupës së Preljocaj duket sikur shkruajnë në skenë me gjuhë koregrafike dhe efektet e dritave. Nuk mungojnë dhe detajet piktorike mbresëlënëse.

Buy Now on CodeCanyon