http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare e ditës se enjte pritej te ishte rutine e mazhoranca dhe opozita do bashkonin votat per te ngritur komisionin e reformës zgjedhore, nje çështje e dakortesuar me herët mes palëve.

Por seanca u tensionua qe ne momentet e para pasi demokratet kërkonin te zhvillohej debat per komisionin e reformës dhe zgjedhjet, ndërsa socialistet dhe LSI duke iu referuar precedentëve kërkuan thjesht votim. Per shkak te këmbënguljes se PD, PS dhe LSI pranoi debatin por ne seance tjetër.

Ky bashkim votash mes socialisteve dhe LSI solli reagimin e ashpër te liderit te opozitës Lulzim Basha. Kur Ruçi kërkoi zbatimin e rregullores dhe largimin e liderit te opozitës, Basha nga foltorja e gjithë opozita u ngrit ne këmbë.

Bllokimi i foltores solli edhe masën e pare ndaj deputeteve ne kete legjislature dhe kryeparlamentari ruci vendosi përjashtimin e kreut te PD Lulzim Basha.

Pavarësisht këtij vendimi as Basha dhe as opozita nuk u larguan nga foltorja dhe punimet e kuvendit u bllokuan per disa ore. Pas nje sere ndërprerjesh te seancës, Ruçi vendosi qe punimet e parlamentit te fillojnë ne orën 18.00.

Te gjithe deputetet e PS, LSI e PDIU u larguan nga salla e parlamentit, por jo Lulzim Basha, i cili ne rast se del nga godina nuk lejohet nga garda për te hyre serish ne seance.

E bashke me te ne sallën e parlamentit jane ngujuar te gjithë deputetet demokrate, te cilet do te vazhdojnë betejën e tyre kur seance te rifilloje.