Blogerja Armina Mevlani ishte sot e ftuar ne emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, nga ku rrëfeu eksperiencën e saj në Javën e Modës në Milano dhe Paris. <br />Po ashtu jeta e saj private është një tjetër tem që ka gjithnjë kuriozitet tek publiku. Blogerja tha se lidhja me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha është stabilizuar dhe prej kohësh ata jetojnë bashkë.<br />?Nuk preferoj ta mbaj gjatë gjithë kohës unazën sepse mbaj bizhu shumë të thjeshta gjatë ditës. Lidhja jonë po shkon mirë, ne jemi stabilizuar tashmë dhe u bë kohë që jetojmë të dy. Kam një këndt tek zyra ku kam foto me njerëzit e dashur, me mamin, me babin, dy foto me Zenin dhe me macen. Dhe ndihem shumë e lumtur kur që kur punoj kujtoj se sa me fat jam që kam njerëz që i dua shumë dhe më duan?, tha blogerja. <br />Po ashtu Mevlani foli edhe për marrëdhënien me Liri Berishën teksa tha se ajo e mirëkupton dhe e mbështet në punën që bën.<br />?Fotot më të bukura unë i kam larë dhe i kam në shtëpi, janë më formale. Unë e kam shumë përzemër sepse është një zonjë që më mirëkupton dhe më mbështet. E vlerësoj që më ka mbështetur në punën që bëj , është një marrëdhënie speciale?, tha Mevlani.