Pas mbi 5 orë ngujim, Lulzim Basha ka dalë nga Kuvendi duke deklaruar se ?Rregullorja e parlamentit shkelet se Rama dhe Ruci kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë atëherë ora e këtij parlamenti merr fund shumë shpejt. Në parlament debati zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe bindjeve edhe kur mendimet janë të papajtueshme.<br /><br />Me fjalë të tjerë, nëse në këtë parlament vendoset regjimi diktatorial, atëherë ka ardhur koha të themi paqja sociale është e rrezikuar dhe opozitës i lind e drejta të bëjë thirrje të marrin parlamentin në duart e tyre. Pas këtij atentati PD do të shqyrtojë këtë gjendje dhe do të rekomandojë që PD dhe aleatët e qytetarët, nuk do të lejojmë kurrë që ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë".