Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë pas arrestimit të Mariel Fierzës dhe Genti Nderjaku në Durrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me bandën e Lul Berishës, Ora News ka siguruar një dokument që vërteton se njëri prej të ndaluarve, Genti Nderjaku ishte i pajisur me një armë pistoletë me leje nga policia.
Në dokument thuhet se leje është dhënë në muajin prill të këtij viti dhe kjo leje është firmosur nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Po ashtu dokumenti i siguruar nga Ora News tregon Genti Nderjakut përvec pistoletes i jepet leje edhe për 50 fishekë.
Arrestimi i dy personave u bë të martën
Të martën policia njoftoi se dy personat, u arrestuan në kuadër të operacionit ?Vjeshte 2017?. Sipas policisë, Marjel Fierza, 30 vjec, person me precedent penal dhe shoku i tij, Genti Nderjaku, 34 vjeç, u vunë në pranga pasi në makinën e tyre u gjetën dy armë zjarri.
Ky arrestim ndodhi vetëm dy ditë pas deklaratës së fortë të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.
Në një raport të Ministrisë së Brendshme, Marjel Fierza evidentohet si pjesë e bandës që drejtohej nga Lulëzim Berisha. Sipas dokumentit ky i fundit e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhërat tek njerëz të besuar përfshirë edhe Marjel Fierzën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dokument-miku-i-lul-berishes-kishte-arme-me-leje-nga-policia/