Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 25 vjeçar u vu në prangat e policisë së Shkodrës e cila finalizoi në qendër të qytetit një operacion anti-drogë.
Blerim Harusha u arrestua në momentin që po tentonte të shiste lëndën narkotike të llojit kokainë.
Operacioni policor u zhvillua në zonën e quajtur ?Truma e dugajve të reja? pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore.
I riu do t?ia shiste drogën një klienti që në fakt ishte një prej punonjëve të policisë i infiltruar si blerës.
Pasi kishte marrë informacione në rrugë operative, policia lokale e kishte organizuar në këtë formë aksionin për arrestimin e të riut, duke lënë takim në një mjedis të hapur për blerjen e kokainës.
Sapo ai është paraqitur në vend-takim, blutë ndërhynë duke e arrestuar dhe si provë materiale i kapën 5 gram kokainë.
Në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa pas kontrollit në banesë policia i gjeti edhe 105 doza të tjera të gatshme për shitje.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, por paralelisht policia ka nisur hetimet mbi bashkëpunëtorët e të riut në këtë rrjet.
Shefi i antidrogës, Dedin Gjetja, tha se po vijon operacioni për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Materialet i?u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/polici-i-infiltruar-arreston-tregtarin-e-kokaines-ne-shkoder/