Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 26 vjeçar u vu në prangat e policisë së Shkodrës e cila finalizoi në qendër të qytetit një operacion anti-drogë.
Blerim Harusha u arrestua në momentin që po tentonte të shiste lëndën narkotike të llojit kokainë.
Operacioni policor u zhvillua në zonën e quajtur ?Truma e dugajve të reja? pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore.
I riu do t?ia shiste drogën një klienti që në fakt ishte një prej punonjëve të policisë i infiltruar si blerës.
Pasi kishte marrë informacione në rrugë operative, policia lokale e kishte organizuar në këtë formë aksionin për arrestimin e të riut, duke lënë takim në një mjedis të hapur për blerjen e kokainës.
Sapo ai është paraqitur në vend-takim, blutë ndërhynë duke e arrestuar dhe si provë materiale i kapën 4 doza kokainë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/polici-i-infiltruar-arreston-tregtarin-e-kokaines-ne-shkoder/