Surprise Me!

“One year” prangos dy vëllezër për vrasjen e Genci Mehillajt - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit nga vrasja e 47-vjeçarit Genci Mhillaj, në Malin e Jushit në Shkodër, policia ka arritur të vërë në pranga autorët e krimit.

Operacioni i koduar ?One Year ? i organizuar nga strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte te Tiranës, u finalizua me prangosjen e dy vëllezërve.

Ky është momenti kur policia mësyn në shtëpinë ku fshiheshin autoret. Ndërhyrja e policisë u bë gjatë orëve të natës, ndërsa dhjetëra efektive kishin rrethuar zonën dhe banesën në Torovicë.

Lin Mujeci 38 vjeç, dhe Kreshnik Mujeci 30 vjeç ishin shpallur në kërkim menjëherë pas krimit. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën babai katër fëmijëve, ndodhi mesditën e 6 tetorit në fshatin mali Jushit. Sipas policisë, përplasja mes dy fiseve Mujeci dhe Mhillaj ka zanafillën nga një konflikt banal i ndodhur vite me pare.

Buy Now on CodeCanyon