Operatori i Shpërndajres së Energjisë Elektrike do të ndahet në dy kompani më vete në muajin dhjetor.

Në një intervistë për televizionin Klan, Entela Çipa këshilltare për energjinë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se urdhri për të filluar proçesin e ndarjes së saj është firmosur.

Entela Çipa: "Modeli i ndarjes i cili është miratuar së fundmi edhe nga ministri, pra një kompani shpërndarje dhe furnizimi".

Çipa thotë se nuk do të ketë më shtyrje të afatit për bizneset e mëdhenj që duhet të sigurojnë vetë energjinë elektrike. Në 1 janar, askush nga lista e 6200 ndërmarrje nuk do të marrë energji nga OSHEE.

Entela Çipa: "Duke filluar nga janari i vitit që vjen do fillojë shkëputja e tyre për në tregun e liberalizuar".

Ndalimin e reformave në fushën e energjisë, një kritikë e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Ministria e lidh me situatën politike, e cila futi në ngërç ligjor ekzekutivin që nga bllokimi i vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe mungesës së mbledhjeve të qeverisë.

Tv Klan