HIMARE - Për rreth tre orë, ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gjergji Goro dëgjuan shqetësimet e banorëve të Himarës, të cilët preken nga zbatimi i projektit të bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Në përfundim të takimit, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria do nisë punën në terren pasi të gjithë banorët e prekur të pajisen me certifikata pronësie. <br /><br />?Skema e shpronësimit do të vijojë dhe ka funksionuar në lidhje me projektin. Ka pretendime për tokën ku kalon projekti dhe ne do t?i ndihmojmë njerëzit që të marrin certifikatën e pronësisë. Qeveria është e vendosur që projekti të vazhdojë dhe njëkohësisht banorët e prekur do të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi. Banorët e panë këtë si shumë pozitive. Është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës që ndikon në të gjithë komunitetin. Komuniteti himarjot do përfitojë më shumë nga investimet që do bëjë qeveria. Pas identifikimit të problemeve në takimin e fundit, do nisë zbatimi i projektit. Bëhet fjalë për projekt që i shërben të gjithë komunitetit?, u shpreh Gjiknuri.