Surprise Me!

Report TV - Kanabisi, Rama: Po nis fazë e re përndjekje elementëve të krimit

2018-05-03 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja Kombëtare e PS, spastrim të administratës shtetërore nga keqbërësit, siç i cilësoi ai. Kreu i qeverisë prezantoi objektivat e 100 ditëve të ekzekutivit, duke theksuar gjithashtu se vendi duhet të hyjë në një fazë të re të luftës ndaj kanabisit, grupeve kriminale dhe të gjithë keqbërësve.<br /><br />"Na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, institucione, zyrat e shërbimeve, në të gjitha nivelet e administratës nga keqëbërësit dhe fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar apo si kërcënim në vazhdim e pastrim strukturor përmes rindërtimit të të gjithë strukturës dhe mekanizmave të pushtetit ekzekutiv", tha Rama.<br /><br />Ai tha se do vijojë edhe puna për heqjen e Shqipërisë nga harta për kultivimin e lëndëve narkotike, duke paralajmëruar operacion kombëtar kundër rrjeteve kriminale. "Vetting agresiv në radhët e policisë dhe luftë kombëtare kundër rrjeteve kriminale në vend. Lufta kundër kanabisit nuk ndalon ne ndalimin e kultivimit masiv të tij, por nis me një fazë të re, përndjekjen e rrjeteve kriminale. Ata të cilët janë mësuar të bnëjnë ligjin nëpër feudët e ndryshëm në periferitë e qendrave urbane".

Buy Now on CodeCanyon