Surprise Me!

Report TV - Konispol, banorët e Mursisë protestë për mbylljen e shkollës

2018-05-03 3 Dailymotion

Fshati Mursi në Sarandë, prej disa ditësh është në protesta për mbrojtjen e shkollës 9 ? vjecare. Shkak është bërë një njoftim ende jo zyrtar i mbërritur në ambientet e kësaj shkolle në territorin e bashkisë Konispol, që bën të ditur se shkolla e Mursisë do të mbyllet së shpejti. Kjo ka nxitur reagimin e banorëve të cilët kërkojnë me çdo kusht të ndalojnë mbylljen e shkollës si e vetmja mundësi për të parandaluar analfabetizmin ne fshat. Në kuadër të këtyre zhvillimeve përfaqësues të bashkisë Konispol , u takuan me qindra banore të cilët erdhën edhe nga emigracioni për këtë zhvillim.<br /><br />?Ngulim këmbë që shkolla të mos mbyllet sepse nuk duhet të mbyllet. Nxënësit janë 50, gjë që është e konsiderueshme për një fshatë me 650 banorë permanent dhe e dyta këtu duhet të hapet shkollë jo të mbyllet. Duhet të hapet shkollë profesionale. Shkolla nuk duhet mbyllur, ku do shkojnë ata fëmijë 5 fëmijë, do shkojnë në Xharrë? Me se do i çojmë? ?, shprehen banorët.<br /><br />Kryetari i bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri duke folur para banorëve të zonës, premtoi se do të ndihmojë që shkolla e Mursisë të mos mbyllet, madje do ti kërkojë qeverise të ndërtojë një shkollë profesionale bujqësore në këtë zonë.

Buy Now on CodeCanyon