Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme (7 tetor) në Torovicë të Lezhës, ku një masiv shkëmbor u shkëput nga mali i Torovicës në Lezhë, duke lënë të vdekur tre persona, anëtarë të një familje.
Sipas policisë masivi shkëmbor është rrëzuar mbi një automjet fuoristradë Land Rover, ku po udhëtonin dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre.
Viktimat janë vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi, dhe bashkëshortja e Edmondit, Aida Zefi.
?Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë ? Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV. Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor?, sqaron policia.
Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkeputet-shkembi-ne-torovice-dyshohet-per-2-viktima/