TIRANE-Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur mëngjesin e sotëm nga autobusi i linjës së Kamzës tek ?Ura e Institutit?.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa viktima raportohet se është një grua e moshuar.

E moshuara ishte duke kaluar rrugën në momentin që u aksidentua nga autobusi. Përplasja ka qenë fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit me inicialet B. Ç. ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.