Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ishte për inspektim në qarkun e Lezhës, ku po punohet për pastrimin e kanaleve kulluese si domosdoshmëri për parandalimin e përmbytjeve.
Pastrimi i segmentit rreth 8.2 km në vlerën e rreth 50 milion lekëve sipas Peleshit bëhet me shpenzime minimale.
Peleshi: Kemi bërë ndërhyrje të segmentuara, për të pastruar kanalet ujitëse dhe kulluese në vite dhe kemi shpenzuar shumë e më shumë pastaj për të eleminuar pasojat e përmbytjes, ndërkohë që me pak fonde, me pak lekë, nëqoftëse do të investojmë në mënyrë të zgjuar, siç po më thonë inxhinierët dhe specialistët që punojnë prej vitesh në ujitje dhe kullim, ne kemi mundësi, që duke e marrë skemën nga fillimi deri në fund, ta pastrojmë dhe pastaj të shmangim dhjetëfish investime për të eliminuar pasojat e përmbytjeve. Kështu që po investojmë jo vetëm më shumë në ujitje dhe kullim, por edhe më mirë edhe në mënyrë më inteligjente.
Ministri Peleshi ftoi gjithashtu të gjithë sipërmarrësit të investojnë në sektorin bujqësor.
Peleshi: Nëqoftëse të rinjtë duhet të bëjnë një zgjidhje të zgjuar, duhet të shkojnë të studjojnë në këto degë, pra në degët të Agronomisë, ku e kanë punën e garantuar, nëqoftëse sipërmarrësit duhet të bëjnë një zgjedhje të zgjuar, duhet të alokojnë investimet e tyre në bujqësi.
Aktualisht bujqësia jep 20 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe ka rezerva të pamasa për tu rritur.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-inspekton-pastrimin-e-kanaleve-kulluese-ne-lezhe/