Surprise Me!

Alarm pas tragjedisë në Torovicë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksi është një i ri që vdekja i kaloi para syve te shtunën në Torovicë të Lezhës, pasi ishte vetëm 20 metra larg makinës që u shtyp nga masivi 30 tonësh e që i mori jetën tre të rinjve, mes tyre dhe një vajze shtatzënë. Shtëpia e tij është fare pranë vendit ku ndodhi tragjedia ndaj tregon tmerrin që po përjeton e gjithë familja.

Të tjerë banorë thonë se nuk mund të rrinë në shtëpitë e tyre nga frika e shkëputjes se shkëmbinjve.

Por situate është akoma më alarmante, ku masivë të tërë shkëmborë janë evidentuar nga ekspertë të gjeologjisë dhe të Prefekturës së Lezhës, të cilët mund të rrezikojnë jetën e banorëve dhe të kalimtarëve nga çasti në çast.

Nga ana tjetër Prefektura dhe Instituti i Gjeologjisë kanë ngritur grupe pune për të evidentuar rreziqet. Specialistet japin alarmin dhe kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme, pasi gurët janë drejt shkëputjes.

Dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre humbën jetën në mënyrë tragjike pasditen e së shtunës, kur masivi shkëmbor ra mbi makinën me të cilën po udhëtonin pranë Torovicës në Lezhë. Valentini, Edmondi dhe bashkëshortja e tij 21-vjeçare, Alda Zefi nga fshati Rraboshtë ishin nisur drejt Torovicës kur ndodhi ngjarja e rende.

Buy Now on CodeCanyon