Gjeologët kanë shkuar aty ku një shkëmb 20 tonësh copëtoi tre jetë njerëzish. Masivi nga lartësia e malit goditi fuqishëm furistradën që po lëvizte në Torovicë të Lezhës.

Pasojat ishin aq tronditëse saqë edhe ekspertët e policisë e patën të vështirë kqyerjen e vendit të ngjarjes.

Kjo tragjedi vazhdon të mbajë të mbërthyer banorët e zonës.

Disa prej tyre thonë se panë tmerr me sy.

Për banorët prerja e pyjeve u bë shkak që menjëherë pas reshjeve të shiut të shkëputej shkëmbi. Një prej tyre thotë se kështu ka ndodhur edhe herë të tjera.

Menjëherë pas verifikimeve që do të bëhen në zonë pritet të përcaktohet edhe nevoja e ndërhyrjes për shmangien e përsëritjes së ngjarjeve të tilla.

Tre viktimat ishin dy vëllezërit Valentin, Edmond dhe nusja Aida Zefi nga Rraboshta.

Tv Klan