Për dimrin do të duhet të presim edhe pak.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që u regjistruan gjatë të shtunës në disa zona malore ishin vetëm për një ditë.

Ditët e ardhshme, deri në mes të muajit Tetor, parashikohet diell dhe temperatura që arrijnë deri në 24 gradë.

Sipas sinoptikanëve, të hënën temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë deri ne 2 gradë, duke risjellë në ditët në vijim vlerat normale të muajit Tetor.

Edhe pse java që vjen do të ketë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin, ajo do të jetë më e freskët se java që lam pas.

Tv Klan