?Unë kam rastisur në disa raste bullizimi, por kam patur fatin që nuk mund te ndërhyja...mund të kisha thënë se nga bullizimi disa te rinj kanë vrarë veten...?

Ky është rrëfimi i një nxënësi në shkollën Fan Noli, në Tiranë.

Por nuk është i vetmi, që është gjendur në mes të një situate ku dikush është vënë në lojë më shume se ç?duhet nga bashkëmoshatarët apo edhe është kërcënuar.

?Tallen dhe pastaj nuk ua tregojnë të tjerëve, thjeshtë mbyllen në vetvete.?

Bullizmi është i përhapur në të gjitha shkollat shqiptare. Studimet e fundit tregojnë se 1 ne 5 nxënës janë prekur nga ky fenomen, që sipas psikologeve ka pasoja te renda.

?Kam parë shpesh herë që marrin postojnë video, pa e ditur tjetri në rrjet. Di edhe një rast të një vajze që ia kishin postuar dhe dëmi i asaj është shumë i madh.?

Ndërsa Teuta Nushi, drejtore e shkollës ?Fan Noli? tha se ?trinomi më i rëndësishëm për të gjithë mbarëvajtjen që janë fëmijët, prindërit, jemi edhe ne. Në qoftë se flasim për një bashkëveprim, atëherë ky duhet të jetë shumë i fortë.?

Një studim i kryer nga Këshilli i Europës dhe Ministria e Arsimit, vë në dukje gjithashtu edhe probleme me mësuesit përsa i përket këtij fenomeni. Rezulton se 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes ne shkollë./Tv Klan