Surprise Me!

Report TV - Uniformat e policisë, ministri Xhafaj anulon tenderin 1 mld lekë

2018-05-03 0 Dailymotion

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka firmosur anulimin e një tenderi në dikasterin që ai drejton me vlerë prej 1 miliardë lekë ose 9.5 milionë euro. Bëhet fjalë për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Arsyeja përse Xhafaj ka firmosur anulimin e tenderit lidhet me përgjigjen përfundimtare dhënë nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi i zhvilluar sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, nga i cili do të përfitonin 11 mijë punonjës policie, është anuluar pasi ?asnjë nga ofertat nuk përputhen me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit?.

Sipas këtij dokumenti nga Agjencia e Prokurimit Publik, gara zhvillohej në katër lote, përkatësisht:

Loti i parë përfshin prokurimin e më shumë se 955 milionë lekë, të cilat do të përdoreshin për blerjen e uniformave. Kështu uniforma e çdo polici do të kushtojë 86 mije lekë, ose 634 euro për person.

Buy Now on CodeCanyon