http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, qeveria ka miratuar rritjen e rrogave në masën 50% për të gjithë anëtarët e komisioneve të Vettingut.

Të 27 njerëzit e komisioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kanë nisur tashmë punën, do të përfitojnë rritje të konsiderueshme page, tha ministrja e Drejtësisë.

Ky vendim sipas ministres Gjonaj, tregon mbështetjen që ekzekutivi shqiptar i jep procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës së njerëzve të sistemit të drejtësisë.

Në ligjin që parashikon mbështetjen financiare dhe organikën e strukturave të vettingut, parashikohet që paga fillestare e anëtarëve të vettingut është e njëjtë me pagën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.