Surprise Me!

Shtraza hedh poshte akuzat per vrasjen e Çollakut

2018-05-03 10 Dailymotion

Denis Shtraza, i akuzuari i vetëm për rrëmbimin dhe varsjen e Gazmend Çollakut në Durrës, pretenon se provat që implikojnë atë në këtë ngjarje janë manipuluar.

Sipas avokatëve mbrojtës, Policia e Durrësit në kontrollin e parë bërë mjetit në datën 6 Janar 2016, ditën e krimit, nuk ka gjetur njolla gjaku.

Ndërsa në kqyrjen e bërë në datën 26 Janar, gati tre javë pas krimit është gjetur një tampon në bagazhin e makinës, në të cilin kishte gjurmë gjaku.

Për të sqaruar këtë kontradiktë, në seancën e kësaj të hëne ishin thirrur për të dëshmuar dy oficerët e Policisë së Durrësit, Rebani Farruku dhe Alfred Hoxha, si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Lorenc Dervishi.

Ata argumentuan se ditën e ngjarjes është bërë një kontroll paraprak i mjetit dhe janë sekuestruar sendet e dukshme. Ndërsa në datën 26 Janar 2016, në momentin kur mjeti do të dorëzohej në pikën e bllokimit nga oficerët janë konstatuar njollat e gjakut.

Menjëherë pas kësaj, makina Mercedez Benz, në pronësi të Ervin Dalipajt është ridërguar në Drejtorinë e Policisë, ku është kqyrur. Përveç njollave të gjakut është gjetur dhe një telefon celular në pjesën e kroskotit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon