Surprise Me!

LSI: Komisioni i Sigurise te therrase pergjegjesit per radaret

2018-05-03 0 Dailymotion

Grupi Parlamentar i LSI ka vendosur që të thërrasë në një seancë dëgjimore të gjithë titullarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes që janë përgjegjës për radarët e monitorimit te hapësirës detare.

Luan Rama, nr 2 i LSI i kërkon edhe Prokurorisë të hetojë për shqetësimin e ngritur përmes një letre nga drejtori i përgjithshëm i Policisë se Shtetit, ndërsa nuk ngurron të përshëndesë dhe nismën e 2 ministrave Xhafa e Xhaçka për të verifikuar mosfunksionimin e monitorimit të hapësirës detare, çka mund t?ua bëjë më të lehtë kalimin e sasive të lëndëve narkotike përmes detit grupeve kriminale.

Janë në total 18 radarë që monitorojnë të gjithë territorin detar në vend që menaxhohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e brendshme. Sipas Luan Ramës, radarët nuk kanë funksionuar qëllimisht për të favorizuar trafikun e drogës.

/Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon