Katër persona mbeten të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45 të së hënës, tek mbikalimi i unazës Plepa ? Shkozet.

Një automjet Renault u përplas me mjetin Benz. Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit Renault dhe dy pasagjerët që udhëtonin me 36 - vjeçarin, si dhe pasagjerja e automjetit Benz.

Kjo e fundit u dërgua për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet e automjetit, por këtë segment duhet thënë se lëvizja bëhet vetëm në një sens.

Tv Klan